Arrestohet një person i kërkuar

Prishtinë | 10 Sht 2021 | 08:21 | Nga Ekonomia Online

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj,
në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar , ka arritur që të
arrestojë një person me inicialet E.B, ( M/K), 23 vjeçar .


Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në
Ferizaj , për veprën penale ‘’Vjedhje ’’, me dënim burgimi prej tre (3)
muajve.


Ndërkaq, ndaj tij në gjykatë janë duke u zhvilluar edhe procedura tjera,
për shkak të 5 veprave tjera penale : ( 3 raste ‘’Blerja, posedimi ,
shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave
psikotrope ose analoge ‘’ dhe 2 raste ‘’Vjedhje’’).
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të
dënimit.


Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e
urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur
thirrjes së gjykatës.

Të ngjashme