Arrestohet një person i kërkuar nga Kaçaniku

Prishtinë | 06 Maj 2022 | 18:07 | Nga Ekonomia Online

Policët e stacionit në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 16:50 kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet R.T (M/K), i moshës 35 vjeçar .

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Vjedhje e pyjeve ’’ me dënim burgimi prej njëqindëenjëzetë (120) ditëve.

Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Të ngjashme