Arrestohet një person në Deçan, kishte ndalim të patentë shoferit, më pas iu gjet një armë dhe thikë

Prishtinë | 03 Pri 2024 | 10:02 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar një person në Deçan, pasi policia e kishte ndaluar dhe kishte rezultuar se ka masë ndalimi të pantentë shoferit dhe gjatë tentimit për ta kontrolluar, ai ka filluar të vrapojë, duke ikur nga vendi i ngjarjes.

Më pas, është vërejtur se i dyshuari posedonte edhe një armë në dorë, të cilën e ka hedhur në lum.

Pasi kanë arritur ta kapin të dyshuarin atij i është gjetur edhe një thikë.

“Njësia policore ka ndaluar të dyshuarin m/k për një kundërvajtje në trafik. Gjatë verifikimin i njëjti ka rezultuar se ka masën e ndalimit të patentë shoferit. Gjatë tentimit për ta kontrolluar të dyshuarin i njëjti ka filluar të vrapojë duke ikur nga vendi i ngjarjes”.

“Zyrtarët policor e kanë ndjekur të dyshuarin dhe gjatë ndjekjes kanë vërejtur se i dyshuari posedonte një armë në dorë të cilën e ka hedhur në lum. Zyrtarët policorë kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin dhe nga lumi kanë marrë një pistoletë me 5 fishekë dhe një thikë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.

Të ngjashme