Një person është arrestuar në Gjakovë nga Policia pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (inspektor i shërbimeve publike), i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare.
Policia njofton se me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Rr. Ali Pashë Tepelena, Gjakovë 15.05.2026 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (inspektor i shërbimeve publike), i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.