Arrestohet një person në Gjilan, pasi u kap duke bashkëjetuar me të miturën e cila u raportua si e zhdukur

Prishtinë | 17 Gus 2021 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar të hënën në Gjilan, pasi që dyshohet se ishte duke bashkëjetuar me një të mitur e cila nga familja e saj ishte raportuar si e zhdukur.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

“Më 16.08.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte bashkëjetuar me viktimën e mitur femër kosovare, e cila nga familjarët e saj ishte raportuar si person i zhdukur”, thuhet në raport.

Pas intervistimit i dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme