Arrestohet një person në Gjilan, policia i gjen marihuanë dhe kokainë

Prishtinë | 22 Kor 2026 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në rrugën “e Bujanocit” në Gjilan, pasi gjatë një kontrolli nga Policia e Kosovës iu gjetën substanca të dyshuara narkotike.

Sipas policisë, tek i dyshuari, shtetas mashkull i Kosovës, janë konfiskuar 1.35 gram marihuanë dhe 0.54 gram kokainë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po hetohet për veprën penale “Posedim i substancave narkotike”.

Të ngjashme