Arrestohet një person në Istog, rrahu vajzën e tij

Prishtinë | 06 Tet 2023 | 09:35 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar një person në Istog, pasi dyshohet se e ka rrahur vajzën e tij.

Policia ka bërë të ditur se vajza ka pësuar lëndime dhe të njëjtës i është dhënë tretman mjekësor.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se me datën dhe kohen e lartcekur është rrahur nga prindi i saj. Viktima kishte pësuar lëndime dhe të njëjtës i është dhënë tretman mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe  pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme