Arrestohet një person në lagjen Dardania–I gjejnë armë në veturë

Prishtinë | 22 Sht 2016 | 15:04 | Nga

Policia ka arrestuar të dyshuarin për armëmbajtje pa leje në lagjen Dardania në Prishtinë.
Revolja 9 mm dhe 11 fishekë iu kishin gjetur personit gjatë një operacioni kontrollues në veturën e llojit BMW me targa civile.

“Derisa Policia ka ndaluar veturën e llojit BMW me targa civile, gjatë kontrollimit brenda në veturë është gjetur dhe konfiskuar një armë e llojit Revole e cal. 9 mm dhe 11 fishekë”, thuhet në komunikatën e policisë.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme