Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në fshatin Milloshevë të Obilqit, pasi që kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij.
Rasti ka ndodhur ditën e diel, rreth orës 11:oo
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht vëllain e tij kosovar”, thuhet në raportin e Policisë.
Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.