Arrestohet një person në Pejë, ia vuri flakën veturës së familjes së tij

Prishtinë | 08 Gus 2021 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në Pejë, pasi ia ka vënë flakën veturës së familjes së tij e cila ishte djegur në tërësi.

Policia njofton se menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes ata dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin, përcjell Klankosova.tv.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se veturës së familjes së tij ia kishte vu zjarrin e cila ishte djegur në tersi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin”, thuhet në raportin 24 orësh.

I dyshuari sipas familjarëve të tij ka probleme shëndetësore dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të ngjashme