Arrestohet një person në Prishtinë, kapet me 1000 euro të falsifikuara

Prishtinë | 17 Mar 2022 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën, në orën 14:20 është arrestuar një person në Prishtinë.

Sipas policisë, të dyshuarit gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar 1 mijë e 100 euro të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit te i njëjti janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 1100 € të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”,  është bërë e ditur në raportin 24 orësh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme