Arrestohet një person në Prizren nën dyshimin për posedim të narkotikëve dhe armës

Prishtinë | 09 Qer 2023 | 14:30 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Në njoftimin e policisë thuhet se sot njësitë policore nga Drejtoria për njësitë policore nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, Prizren nën asistencë të NjRSh-së dhe Njësisë së Forenzikës, pas një pune intensive hetimore disamujore, me urdhër-kontrollin nga gjykata kompetente, kanë kryer bastisje në dy lokacione të ndryshme.

Në këto lokacione janë gjetur dhe janë sekuestruar provat materiale si”, një kavanoz qelqi me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë: 10 gramë, dy rollne, dy mulli për bluarje, një pako me rizlla, një pushkë ajrore, një kuti metali me fishekë, një kavanoz qelqi me 27 qese të ndara, të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë totale 18.36 gramë, një peshore digjitale, një palë gërshërë dhe foli najloni, një DVR, një motoçikletë, një telefon mobil.

Image preview

“Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar mashkull kosovar me iniciale L. K. viti i lindjes 1999, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit kompetent është dërguar në mbajtje për 48 orë, në ndërkohë që njësitë përkatëse policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore”.

Të ngjashme