Një person është arrestuar në fshatin Korishë të Prizrenit pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.
Policia ka sekuestruar një armë të tipit AK47 me 10 fishekë dhe ka gjetur katër gëzhoja në vendin e ngjarjes.
I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.