Arrestohet një person pasi largoi gruan nga shtëpia

Prishtinë | 28 Pri 2023 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Të enjten në Fushë Kosovë është arrestuar një person nën dyshimin që e ka larguar nga shtëpia një grua e cila më pas është dërguar në strehimore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se e ka larguar nga shtëpia viktimën femër kosovare”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta është vendosur në strehimore”.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”.

Të ngjashme