Arrestohet një person për dy tentim vrasje

Prishtinë | 12 Dhj 2016 | 09:56 | Nga

Mbrëmë rreth orës 22:00, policia ka arrestuar një person të dyshuar për veprën tentim vrasje.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Qemail Stafa” në Prishtinë me datën 03.12.2016, ku me armë zjarri ishte plagosur viktima:

o A. L, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Që nga dita e raportimit të rastit, hetuesit rajonal të Prishtinës, kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, të cilat kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar.

 B. B, mashkull 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është dërguar në
mbajtje me urdhër të prokurorit të shtetit për përfundimin e procedurave të nevojshme policore.

Po i njëjti person po kërkohej nga policia që nga muaji shtator (2016), për një rast tjetër të tentim vrasjes, të ndodhur në Kodrën e Trimave në Prishtinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme