Arrestohet një person për grabitje me armë në Pejë

Prishtinë | 11 Dhj 2019 | 11:06 | Nga Ekonomia Online

Me datën 11 maj 2019, në rrugën Bill Klinton në Pejë, në një lokal ka ndodhur një ‘grabitje me armë’, ku gjatë kësaj grabitje i dyshuari nën kërcënimin e armës i ka kërkuar viktimës të hollat nga pazari, me ç’rast i dyshuari i ka marrë treqind e shtatëdhjetë e pesë euro dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Hetuesit rajonalë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore, kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin V. B. i lindur me 1979 m/k/sh.

Me datën 10 dhjetor 2019, me urdhër të Gjykatës Themelore në Pejë, është kryer kontroll-bastisje dhe është arrestuar i dyshuari i lartcekur.

Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalohet për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.

Të ngjashme