Arrestohet një person për vjedhje

Prishtinë | 21 Mar 2019 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë rreth orës 23:00 nga njësitet policore të stacionit Qendra, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm që mund të jetë i përfshirë në një rast të vjedhjes, që është raportuar me datën 19.03.2019.

Rasti ka ndodhur në një argjendari në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku një person i dyshuar ka arrit që nga aty të marr një sasi të stolive të arit (vlera rreth 10000 euro) dhe të largohet nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë pas marrjes së informacionit të parë, njësitet policore të stacionit Qendra në Prishtinë, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet operative, ato të kërkimit si dhe të hetimit, me qëllim të lokalizimit dhe kapjes së personit të dyshuar.

Reagimi i shpejtë i policisë si dhe masat e koordinuara operative, kanë rezultuar me kapjen e personit të dyshuar:

• L. B, mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, që dyshohet me bazë
të jetë i përfshirë në rast.

Të njëjtit policia i ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të stolive të arit ( dyshohet e vjedhur).
si dhe gjësende të ndryshme të cilat mund t’i shërbejnë ndriçimit të plotë të këtij rasti apo ndërlidhjes së tij me raste të tjera, të natyrës së njëjtë.

Personi i dyshuar pas intervistimit nga ana e policisë me rekomandimin e prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.

Një kontribut të veçantë në realizimin e këtij aksioni, kanë dhënë edhe qytetarët të cilët kanë bashkëpunuar ngushtë me njësitet policore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme