Arrestohet një person për zjarrëvënie në Gjakovë

Prishtinë | 09 Gus 2021 | 11:03 | Nga Ekonomia Online

Një person në Gjakovë është arrestuar për zjarrëvenie.

Nga Drejtoria e Policisë në Gjakovë bëhet e ditur që P.C kishe ndezur ca shkurre në pronën e tij në fshatin Sopot, e që zjarri ishte përhapur me shpejtësi dhe në shkurre të tjera.

“Datë o8.08.2021 rreth orës 16:30 Stacioni policor në Gjakovë ka pranuar informatë për zjarr në zhvillim në fshatin Sopot, KK-e Gjakovë. Patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes, si dhe është njoftuar njësia e zjarrfikësve te cilët kane dalë ne vendin e ngjarjes dhe kane lokalizuar zjarrin.

Patrulla policore ka filluar të mbledhë informata mbi kryesin e mundshëm dhe pas një pune operative ka arrite dhe ta identifikoj të dyshuarin, i cili fillimisht ka refuzuar dhe hezituar të pranoj autorësinë si zjarrvënës, por pas ofrimit të dëshmive të pa kontestuara ka pranuar te këtë ndezur fillimisht ca shkurre në pronën e tij, mirëpo zjarri ishte përhapë më shpejtësi dhe në shkurre tjera në një fushë të lirë aty pranë, por duke rrezikuar që të përhapej edhe më tej në një zone pyjore.

I dyshuari P.C. i datëlindjes 1942, M.SH. është shoqëruar në Stacionin policor, dhe pas konsultimit me prokurorin kujdestar, intervistimit dhe pranimit të veprës së kryer, i njëjti lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatën e policisë.

Të ngjashme