Arrestohet një person, tentoi të hyjë në Kosovë duke transportuar substancë narkotike

Prishtinë | 11 Gus 2020 | 10:00 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, në këtë rast zyrtarët kufitar në pikën kufitare Vërmicë, gjatë regjistrimit në sistem të automjetit “Seat” me targa lokale i cili ishte duke hyr nga Shqipëria për në Kosovës, të njëjtin kanë vendosur ta selektojnë për kontroll të detajuar në vijën e dytë të kontrollit.

Gjatë kontrollimit të hollësishëm të ushtruar nga ana e zyrtarëve policor në bashkëpunim dhe koordinim me oficerët doganor, në pjesën e përparme tek motori i automjetit janë gjetur pesëmbëdhjetë (15) qese najloni të mbushura me substancë të dyshuara narkotike e llojit marihuanë, me peshë e cila dyshohet të jetë prej rreth 6kg.

Në lidhje me rastin është njoftuar drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotik, njësia e forenzikes, dhe njësitet tjera relevante për trajtim dhe hetim të mëtejme të rastit.

Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore DKR Prizren, është iniciuar rasti për veprën penale “Blerja, Shpërndarja, Transportimi, Prodhimi, Këmbimi, Ndërmjetësimi ose Shitja e paautorizuar e Substancave narkotike dhe psikotrope ose analoge”, ndaj të dyshuarit (E.L. viti i lindjes 1966).

Të gjitha veprimet e mëtejme ndaj personit të dyshuar, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorin kompetent.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme