Në Mitrovicën e Veriut dje është arrestuar një person i dyshuar i komunitetit serb, pasi kishte shtënë me pushkë ajrore në drejtim të një femre të komunitetit boshnjak.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Serb pasi që i njëjti kishte shtënë me pushkë ajrore në drejtim të viktimës femër K-Boshnjake. Viktima nuk ka pësuar lëndime ndërsa pushka është konfiskuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, shkruhet në raportin e Policisë së Kosovës.