Polica e Kosovës ka arrestuar, sonte në mbrëmje, një person në Stacionin e Autobusëve të Kosovës.
Policia ka konfirmuar për Express arrestimin që ka ndodhur se rreth orës 21, afër Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.
“Bazuar në informacione të pranuara dyshohet se një person ka kontaktuar persona të ndryshëm duke iu kërkuar shuma të ndryshme parash për t’i transportuar për në Serbi dhe jashtë Serbisë për në Evropë, Policia e Kosovës ka ndërmarr veprime të menjëhershme dhe në atë lokacion ka identifikuar dhe shoqëruar për intervistim në stacion policor një të dyshuar mashkull serb”, ka thënë Daut Hoxha, zyrtar për informim i PK-së.
Ai ka treguar se Policia edhe më tej do të ndërmarrë te gjitha veprimet e nevojshme ligjore në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent dhe për çdo vendim lidhur çështjen do të njoftoheni me kohë.