Arrestohet një serb për krime lufte gjatë luftës në Kosovë

Prishtinë | 05 Maj 2018 | 21:42 | Nga

Në pikën kufitare me Serbinë, në Jarinjë, autoritetet kosovare kanë arrestuar serbin Dejan Slaviq, i dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë.

Në njoftimin e zyrës së ashtuquajtur për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, thuhet se Slaviq është arrestuar sot si i dyshuar për krime lufte.

Dejan Slaviq i lindur në vitin 1974, deri në vitin 2003 ka jetuar në Obiliq, ndërsa aktualisht jeton në Lazarevac. Ai është arrestuar në Jarinë dhe atij i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.

Kjo zyrë e ka quajtur jodemokratike dhe joligjore arrestimin e tij, ndërsa ka folur për “lista të fshehta” të Kosovës.

Sipas kësaj zyre, ai dhe serbët e tjerë “po arrestohen në bazë të akuzave dhe dyshimeve të rreme”.

Kjo zyre, thuhet se i ka siguruar Slaviqit mbrojtje ligjore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme