Arrestohet një shtetas i huaj në Lipjan, e sulmoi një person në lokal

Prishtinë | 06 Maj 2022 | 10:52 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës e ka arrestuar dje një shtetas të huaj në Lipjan, pasi e sulmoi një person në lokalin e tij.

i njëjti pas intervistimit nga prokurori është liruar në procedurë të rregullt.

“Lipjan 05.05.2022-20:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në lokal, persona të panjohur e kanë kryer ndaj tij veprën penale të lartëcekur. Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme