Arrestohet pasi sulmi tre anëtarë të familjes

Ferizaj | 29 Tet 2017 | 14:47 | Nga

Një person i gjinisë mashkullore është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi kishte sulmuar fizikisht nënën, motrën dhe më pas edhe dajën e tij, rasti ka ndodhur në Ferizaj.

I dyshuari me vendim të prokuroit është dërguar në mbajtje, njofton policia.

Ferizaj- 28.10.2017-18:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimat femra K/Shqiptare-nënën dhe motrën e tij, dhe po ashtu kishte sulmuar edhe viktimën mashkull K/Shqiptar-dajën e tij, të cilit i kishte shkaktuar lëndime. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendimin e prokurorit është dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme