Arrestohet pasi vodhi një gjenerator dhe një ngrohëse në Prishtinë

Prishtinë | 18 Nën 2020 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Një person në Prishtinë është arrestuar për një vjedhje të një gjeneratori dhe një ngrohëseje.

Policia thotë se i njëjti është dërguar në mbajtje pasi është intervistuar.

“Rruga “Hodobej Sokoli”. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që dyshohet se i njëjti ka vjedhur një gjenerator (vlera nuk dihet) dhe një ngrohëse në vlerë rreth 130 €-pronë e ankuesit m/k. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton PK-ja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme