Arrestohet personi që goditi për vdekje këmbësoren në Obiliq

Prishtinë | 05 Tet 2022 | 08:52 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar një person që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin ku mbeti e vdekur një këmbësore në fshatin Babimoc të Obiliqit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin nga pakujdesia ka goditur viktimën femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime vdekje-prurës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje

Të ngjashme