Arrestohet personi që vodhi kishën në Gjilan

Prishtinë | 09 Shk 2023 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Policia ka arrestuar një person, nën dyshimin se ka kryer vjedhje të rëndë.

E cak i kësaj vjedhjeje ishte një kishë në rrugën “Nëna Terezë” në Gjilan.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte kryer vjedhje në objektin e kishës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme