Arrestohet prizrenasi, rrahu dhe kanosi me armë gruan e tij

Prishtinë | 28 Dhj 2023 | 09:58 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar një burrë në Prizren i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur me armë gruan e tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit i janë sekuestruar një pistoletë dhe me dy karikatorë dhe 50 fishekë.

I dyshuari për armën, fishekët dhe karikatorët është deklaruar se janë të vëllait të tij i cili jeton jashtë Kosovës.

E më vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Prizren   27.12.2023-03:30.   Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtuar dhunë dhe e ka kanosur me armë viktimën femër kosovare-bashkëshorten e tij.  Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë sekuestruar një pistoletë, me dy karikatorë dhe 50-fishekë, për të cilën i dyshuari deklaron se është e vëllait të tij i cili gjendet jashtë Kosovës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar një”, njofton raporti 24 orësh i policisë.

Të ngjashme