Është arrestuar shoferi i autobusit me të cilin dyshohet se është goditur një këmbësore, e cila ka mbetur e vdekur, të shtunën, në lagjen Mati 1 në Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës e cila ka njoftuar se ekipet mjekësore, Prokuroria dhe Policia kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e vdekjes së këmbësores.
“Po ashtu në vendngjarje ka dalë edhe prokurorja kujdestare e cila ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa një i dyshuar K/Shqiptar (shofer i autobusit) është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, ka thuhet në njoftimin e Policisë.
Ende nuk janë sqaruar se si ka ardhur deri te aksidenti me fatalitet derisa dihet se rrugët e kësaj lagjeje, pjesa më e madhe e tyre janë pa trotuare.