Arrestohet vjedhësi i veturave në Ferizaj

Prishtinë | 18 Dhj 2019 | 10:36 | Nga Ekonomia Online

Pas një pune të suksesshme operative , hetuesit e Stacionit Policor në Ferizaj në bashkëpunim me njësitet policore të Drejtorisë rajonale të Prishtinës, kanë arritur të arrestojnë   personin e dyshuar për kryerjen e veprës penale të vjedhjes së veturës në Ferizaj.

Rasti është raportuar nga viktima se me 16.12.2019 rreth orës 23:55 minuta ju ka vjedhur vetura e markës Ford me targa lokale.

Njësitet policore ju kanë përgjigjur rastit dhe kanë informuar stacionet policore Lipjan dhe Prishtinë, pasi që dyshohej se vetura është duke qarkulluar në autostradën Ferizaj- Prishtinë.

Falë bashkëpunimit dhe reagimit të shpejtë nga ana e njësive policore të DRP Prishtinë,rreth orës 01:20 minuta, në fshatin Milloshevë është ndaluar vetura me personin e dyshuar.

I dyshuari R.A.  (m/sh/k 37 vjeç) është arrestuar si dhe është konfiskuar vetura,e cila pas përfundimit të procedurave ligjore , ju ka kthyer pronarit.

Pas intervistimit,i dyshuari  me urdhër të Prokurori të  Shtetit është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme