Arrestohet zyrtari i ATK-së, lëshoi dokument të rrejshëm për një biznes

Prishtinë | 19 Sht 2023 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit përkatësisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike (SHKE) ka arrestuar një zyrtar të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi i tij ka ardhur pas pranimit të informatave se i njëjti ka keqpërdorur detyrën zyrtare.

“Gjatë veprimeve hetimore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë siguruar dëshmi se personi i dyshuar me dashje dhe dijeninë e tij, ka vepruar në mënyrë të kundërligjshme duke e keqpërdorur detyrën zyrtare. I dyshuari M. K., viti i lindjes 1969, mashkull/kosovar, kishte lëshuar dokument të rrejshëm në emër të ATK-së, me qëllim që një biznesi të caktuar t’i lirohen pronat e bllokuara”, tha policia në njoftim.

I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit nga PTH-Prishtinë dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Të ngjashme