Transferimi i Mattia Perinit në Juventus duket të jetë punë e kryer, pasi mediat italiane raportojnë se portieri i Genoas do t’i kryejë sot testet mjekësore në Torino.
Portieri italian ka qenë sot në Torino gjithsesi, pasi mbrëmë luajti për Italinë në një miqësore kundër Holandës, transmeton Gazeta Express.
Sipas Sky Italia, Perin është ndalur në hotel mëngjesin e sotëm, teksa dy klubet po e negocionin përmbylljen e marrëvshjes.
Besohet se ai është nisur tani drejt “Allianz Stadium” të Juventusit, ku do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore.
Gianluca Di Marzio raporton se drejtori i përgjithshëm i Juventusit dhe presidenti i Genoas janë parë duke e lënë takimin e Lega Serie A së bashku.