Milan duket se e ka siguruar transferin e dytë për janar.
Pas Lucas Paquetas, Milan po e transferon edhe një lojtar para afatit të janarit.
Skuadra italiane po e transferon kapitenin e Atletico Madridit, Diego Godin, përcjell “lajmi.net”.
Milan i ka ofruar mbrojtësit uruguaian dy vite e gjysmë kontratë, me një pagë prej 4 milionë euro.
Atletico Madrid me gjasë do të pajtohet ta shet Diego Godinin, pasi kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni, andaj do të marr rreth pesë milionë euro nga shitja e tij.