Arrihet marrëveshja, Përparim Islami bëhet me ekip të ri

Prishtinë | 25 Maj 2018 | 17:46 | Nga

E ardhmja e Përparim Islamit do të jetë larg Trepçës ’89.

Gazeta Olle ka mësuar se mbrojtësi llapjan ka arritur marrëveshje me Feronikelin.

Palët kanë arritur akordin përfundimtar, derisa tani po i diskutojnë vetëm edhe detajet e fundit.

Islami ka qenë ndër pikat më të forta të 89-shit, sidomos në edicionin e kaluar kur mitrovicasit fituan titullin e parë kampion në histori të klubit.

Ai prej kohësh është ndër mbrojtësit e djathtë më të mirë në vend.

Feronikeli do ta zyrtarizojë transferimin shumë shpejtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme