Real Madridit ka arritur marrëveshje me Santosin për adoleshentin e talentuar brazilian Rodrygo, raporton e përditshmja spanjolle “AS”.
17-vjeçari do ta kalojë edhe një vit tjetër në klubin e Santosit para se të kalojë në kryeqytetin spanjoll pasi të dy klubet kanë gjetur gjuhë të përbashkët për transferimin e tij për 45 milionë euro.
Santos do marrë 80% të shumës së pajtuar, ndërsa pjesën mbetur të kartonit të lojtarit Reali do ta blejë nga vetë talenti.