Mediat italiane raportojnë se përfundimisht është arritur marrëveshje mes Napolit dhe Manchester Cityt për mesfushorin Jorginho.
Jorginho do t’i bashkohet Manchester City në ditët në vazhdim për 55 milionë euro, transmeton Gazeta Express.
Ka kohë që përfaqësuesi italian kishte arritur marrëveshje me kampionin e Premierligës, por negociatat me klubin e tij ishin të vështira.
Agjenti i tij Joao Santos ka qenë në Angli në pritje të dritës jeshile, derisa vetë Jorginho është në pushime në Brazil.
Megjithatë, dje ai u la jashtë skuadrës së Napolit për stërvitje parasezonale, gjë që tregon se marrëveshja është arritur.
Tuttomercatoweb raporton se marrëveshja është arritur, dhe se Napoli e ka pranuar ofertën prej 55 milionë euro.