Me depërtimin e një vorbulle ciklonike nga Atlantiku mbi Itali dhe rajonin tonë, java ka nisur me mot jostabil, me vranësira dhe të reshura lokale shiu e bubullima.
Pas të nxehtit tropik, Kosovën në ditët në vazhdim e pret moti i freskët. Në shtatë ditët e ardhshme na pret moti me shi dhe bubullima.
Temperaturat maksimale nga 27C deri në 29C, e minimale nga 15C deri në 18C.
Shiut pritet të pushojë para vikendit, kurse të hënën e ardhshme mund të ketë sërish reshje shiu.
Ditët e nxehta do të kthehen nga 2 gushti, por reshje lokale sërish do të ketë.