Arrin në Kosovë trupi i pajetë i ish-kryeministrit Bajram Rexhepi

Prishtinë | 22 Gus 2017 | 08:26 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

E plotësuar: Trupi i pajetë i ish-kryeministrit Bajram Rexhepi nga Aeroporti i Prishtinës është nisur për në Kuvendin e Kosovës nën përcjelljen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku nga ora 10:00-12:00 do të bëhen homazhe.

Në aeroportin “Adem Jashari” ka mbërritur trupi i pajetë i ish-kryeministrit Bajram Rexhepi, raporton Ekonomia Online.

Në aeroport gjenden familja e ish-kryeministrit, ndërsa pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës do ta bartin arkivolin e ish-kryeministrit Rexhepi për homazhe në Kuvendin e Kosovës.

Prej orës 12 nën patronazhin e kryeministrit në detyrë Isa Mustafa do të mbahet mbledhje komemorative. Arkivoli me trupin e të ndjerit do të qëndrojnë në shtypin e tij në Suhudoll nga ora 13:30 deri në orën 14:45, raporton EO.

Homazhe në Kuvendin Komunal të Mitrovicës do të mbahen nga ora 15:00 deri në 16:00. Ceremonia e varrimit do të bëhet në orën 16:30 në varrezat e dëshmorëve në Shipol.

Rexhepi ka vdekur dje në moshën 63 vjeçare në një spital në Turqi.

Të ngjashme