Arsenal e gjen te Barcelona zëvendësuesin e Ramsey

Prishtinë | 15 Dhj 2018 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Arsenal po kërkon transferimin e mesfushorit Denis Suarez, derisa reprezentuesi spanjoll po kërkon të largohet në janar nga Barcelona, në kërkim të më shumë minutave në fushë.

24 vjeçari i cili për dy vite ka qenë edhe lojtar i Manchester Cityt, nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ernesto Valvede, dhe në janar po kërkon të largohet nga ‘Camp Nou’, shkruan Independent.

E ardhmja e Denis Suarez shihet në Premierligë, me Chelsea dhe Arsenalin që së fundi ka hyrë në garë për shërbimet e tij.

Është trajneri Unay Emery që po mendon transferimin e Suarez, si zëvendësues të Aaron Ramsey, që në fund të sezonit largohet nga Arsenal.

Unay Emery e njeh mirë talentin e Denis Suarez, me të cilin ka punuar te Sevilla, para se ky i fundit të transferohej te Barcelona.

Denis Suarez që në vitin 2016 kaloi te Barcelona, deri më tani ka regjistruar 45 paraqitje në La Liga, ku ka shënuar edhe tri gola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme