Arsenal është i gatshëm të ndahet me Gabriel Jesusin para mbylljes së afatit kalimtar të verës.
Sipas raportimeve, drejtuesit e klubit londinez janë aktivisht në kërkim të një blerësi dhe janë të hapur të dëgjojnë oferta rreth 20 milionë funteve për sulmuesin brazilian.
Në garë për shërbimet e 29-vjeçarit prin Milani, i cili po e konsideron Jesusin si një përforcim të rëndësishëm për repartin ofensiv.
Përveç klubit italian, interesim konkret kanë shfaqur edhe Juventusi dhe Atletico Madridi, të cilët kanë bërë kontaktet e para për të mësuar kushtet e një transferimi të mundshëm.
E ardhmja e Gabriel Jesus pritet të sqarohet në javët e fundit të merkatos, me Arsenalin që duket i vendosur ta shesë sulmuesin nëse mbërrin oferta e duhur.