Arsenali “all-in” për Viniciusin, zbulohet paga marramendëse që kërkon braziliani

Prishtinë | 05 Gus 2026 | 17:58 | Nga Ekonomia Online

Arsenali po vazhdon me intensitet maksimal përpjekjet për transferimin e Vinícius Jr nga Real Madridi, ndërsa optimizmi brenda klubit londinez sa vjen e rritet.

Sipas gazetarit të njohur David Ornstein, “Topçinjtë” kanë punuar për këtë operacion shumë kohë përpara se interesimi i tyre të bëhej publik dhe tashmë janë të vendosur të bëjnë gjithçka për ta bindur yllin brazilian të transferohet në “Emirates”.

Megjithatë, një nga pengesat kryesore mbetet aspekti financiar. Vinícius Jr kërkon një pagë prej 28 milionë eurosh në vit, shifër që do ta bënte një nga futbollistët më të paguar në Premier League.

Pavarësisht kësaj, brenda Arsenalit ekziston besimi se marrëveshja mund të realizohet. Aktualisht, gjasat që transferimi të përfundojë me sukses vlerësohen si 50 me 50, ndërsa saga pritet të marrë zhvillime të reja në ditët në vijim.

Të ngjashme