Arsenali dëshiron ta përforcojë fazën e mbrojtjes dhe të mesfushës në verë.
Kësisoj skuadra londineze është duke shikuar tregun italian për tu përforcuar për stinorin e ri.
Dy dëshirat e Arsenalit janë yjet e Napolit, mbrojtësi Kalidou Koulibaly dhe mesfushori Jorginho.
Të dy lojtarët janë kryesorët në repartet e tyre dhe kjo ka bërë që Arsenali të interesohet për ta.
E përditshmja angleze “Daily Star” shkruan se “Topçinjtë” janë duke përgatitur një ofertë të lartë për këtë dyshe.
Besohet se do t’i ofrohen Napolit rreth 100 milionë euro për transferimin e Koulibalyt dhe Jorginhos në Londër.
Mbrojtësi 26-vjeçar është gjithashtu objektiv edhe i skuadrave tjera angleze si Chelsea, Manchester United dhe Liverpool.
Ndërkohë Jorginho po pëlqehet shumë nga rivali lokal i Arsenalit, Tottenham Hotspurs.