Rrahmani kthehet te Napoli

Prishtinë | 24 Mar 2021 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes nuk do ta ketë në dispozicion për ndeshjet e këtij muaji, qendërmbrojtësin Amir Rrahmani.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka njoftuar të mërkurën se Rrahmani është larguar nga kampi për shkak se nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë ekipin si pasojë e lëndimit, të cilin ende nuk e ka rikuperuar. Në njoftim thuhet se Rrahmani do të kthehet te skuadra e Napolit për ta vazhduar rikuperimin.

“Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani është larguar nga kampi i ‘Dardanëve’, në pamundësi për të kontribuuar në tri ndeshjet e këtij muaji për shkak të lëndimit. Përkundër vullnetit dhe dëshirës së madhe që të riaftësohet për lojë, një gjë e tillë ishte e pamundur, prandaj Rrahmani do të kthehet në klubin e tij, Napoli, për të vazhduar me sanimin e lëndimit. Federata e Futbollit e Kosovës uron që Amiri sa më parë të rikthehet në fushën e gjelbër dhe të jetë në dispozicion të Kombëtares në sfidat e ardhshme”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme