Ardhja e Unai Emery në stolin e Arsenal pritet ta ndryshojë mjaft përbërjen e lojtarëve te “Topçinjtë”, ku priten të ndodhin disa ndryshime.
E derisa Arsenal po e pret finalizimin e transferimit të mbrojtësit grek Sokratis Papastathopoulos nga Borussia Dortmund, bëhet e ditur se londinezët gjatë kësaj jave pritet të fillojnë bisedimet me njërin prej lojtarëve të Manchester United.
Marouane Fellaini, në fund të muajit do të ngelet pa kontratë, e përkundër prononcimeve të Jose Mourinhos se ai shpreson që belgu do të rinovojë me “Djajtë e Kuq”, kjo gjë ende nuk ka ndodh dhe nuk pritet, pasi Fellaini është i interesuar të ndryshoj ambient.
Shtypi britanik raporton se përfaqësuesit e Fellainit do të takohen me trajnerin e Arsenal, Unai Emery, gjatë kësaj jave për të negociuar lidhur me kalimin e belgut në “Emirates”.
Përkundër që ka interesim edhe nga disa skuadra tjera si PSG, Milan, Marseille, Monaco e Besiktas, dhe bisedimet do të ndodhin me Arsenal, shumë mendojnë se Fellaini do të qëndroj në “Old Trafford”, mirëpo shumëçka varet edhe nga oferta që do ta marrin përfaqësuesit e 30 vjeçarit nga klubi londinez.
Fellaini i cili pasi e kishte listuar shtëpinë e tij për ta shitur, e tërhoqi këtë vendim dhe kjo [p shihet si një hap i tij për të qëndruar në Premier League.
Mesfushori me frizurën interesante, momentalisht është në përgatitje me kombëtaren e Belgjikës, pasi ka arritur të futet në mesin e 23 lojtarëve të përzgjedhësit Roberto Martinez, që do të marrin pjesë në Kupën e Botës në Rusi.