E ardhmja e Mesut Ozilit në Arsenal, do të shqyrtohet në fund të sezonit nga drejtuesit e klubit.
Ozili që nuk po gjen hapësira në formacionin e trajnerit Emery, duke e humbur vendin e titullarit, e ka kërkuar largimin gjatë këtij afati kalimtar.
30-vjeçari nuk ka pranuar ta vazhdojë kontratën e re të ofruar nga drejtuesit e klubit, duke kërkuar përmirësim të pagës.
Ozili ka kontratë me “Gunners” deri në vitin 2021.