Gregoire Defrel vazhdon të jetë në shënjestër nga shumë klube angleze.
Sipas Daily Mirror, interesimi i Arsenalit çdo ditë e më shumë po rritet për sulmuesin e Sassuolos.
25-vjeçari ka shënuar katër gola dhe ka asistuar një herë këtë sezon dhe kanë mjaftuar këto shifra për të bindur edhe një herë skuadrën e drejtuar nga Arsene Wenger.
Për ish-sulmuesin e Cesenas mbetet gjithashtu i interesuar edhe Liverpooli i Jurgen Klopp.