Arsenali starton furishëm në vitin 2019

Prishtinë | 01 Jan 2019 | 18:03 | Nga Ekonomia Online
Arsenal ka startuar furishëm në vitin 2019, duke regjistruar fitoren e parë këtë vit.
‘Gunners’ kanë mposhtur 4:1 Fulhamin në ‘Emirates Stadium’, në ndeshjen e xhiros së 21-të.

Granit Xhaka me një gol të bukur në minutën e 25’, kaloi në epërsi Arsenalin, ndërsa Alexandre Lacazzete në minutën e 55’ shënoi për 2:0.

Mysafirët në minutën e 66’, përmes sulmuesit Kamara ngushtuan në 2:1.

Por, Arsenal u rikthye duke shënuar edhe dy gola, përmes Ramsey në minutën e 79’ dhe Pierre Emerick Aubameyang në minutën e 74’.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme