Arsenali turpërohet nga Leicesteri, humbet 3 me 0

Prishtinë | 28 Pri 2019 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Arsenali ka vazhduar të zhgënjej, pasi ka pësuar edhe humbjen e tretë radhazi në Ligën Premier.

Topçinjtë janë mposhtur në udhëtim te Leicester City me rezultat të thellë 3-0.

Londinezët luajtën për një pjesë të madhe të lojës me një lojtar më pak, pasi në minutën e 36’, mbrojtësi i djathtë Maitland-Niles mori kartonin e dytë të verdhë, duke u përjashtuar nga fusha.

Ndërkohë, skuadra vendase shënoi të tre golat në pjesën e dytë, teksa fillimisht ishte Youri Tielemans ai që zhbllokoi sfidën dhe më pas në minutat 86’ dhe 91, Jamie Vardy shënoi dy herë në portën e Leno.

Me vetëm dy ndeshje të mbetura, Arsenali mban vendin e pestë me 66 pikë, por duket gati e pamundur, që t’ia dalë të renditet në katërshen e parë, duke qenë se si Chelsea, ashtu edhe Manchester United, kanë një ndeshje më shumë, që do ta luajnë sot mes njëra-tjetrës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme