9 medalje i vijnë Kosovës nga Kampionati Ballkanik

Prishtinë | 18 Sht 2019 | 12:58 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në takim fituesit e medaljeve të Taekwandos, raporton Ekonomia Online.

Kombëtarja e Kosovës në Taekwondo me grupmosha të ndryshme është kthyer me 9 medalje nga Kampionati Ballkanik, i mbajtur gjatë fundjavës së kaluar në Samokov të Bullgarisë.

Para fituesve, të cilët e përfaqësuan Kosovën në këtë fushë në gara të ndryshme në vende të ndryshme të botës, ministri Gashi u zotua se ministria që ai e udhëheqë, me rregulloret e ministrisë dhe tashmë me Ligjin për Sponsorizime do t’i mbështesë fuqishëm ata.

“Është si rezultat i një përkushtimi dhe angazhimi shumë të madh prandaj sot në cilësinë e ministrit dhe një mbështetësi të sporteve kam kënaqësi me ju përgëzuar edhe juve dhe ne u zotu që do ta keni mbështetjen e ministrisë së sportit pavarësisht se ku jeni të kategorizuar. Ne do i zhvillojmë ndryshimet e rregulloreve që t’i japim mundësi garave të ndryshme. Kemi pasë sportistë që kanë pasë medalje por që rregulloret, komunat dhe ministritë e kaluara nuk i kanë mbështetë. Do jetë një zotim i yni të reflektojmë në aspektin ligjor dhe atë financiar pavarësisht se ku janë të kategorizuar në sport”.

Gashi tha se si ministri nuk do lejojnë që këta sportistë në ta ardhmen brengë ta kenë çështjen financiare.

“Unë do jem edhe më tutje në partner i juaji edhe në aspektin e mbështetjes financiare. Ne nuk do lejojmë që në të ardhme sportistët ta kenë brengë çështjen financiare. Jam bashkë me ju sot për tu zotu që rrugëtimi i jonë nuk do ndalet këtu do jemi këtu me ju dhe përkrahë jush. Ne si ministri dhe donatorë të ndryshëm do ndihmojnë në këtë sport tani me ligjin për sponsorisim. Ne jemi të vetëdijshëm për të gjitha sfidat që i kalojmë, do jenë ditët të vazhdojmë që do zgjidhen këto probleme. Do keni përkrahje të veçantë pasi një sport si ky që avancon më rezultate natyrisht që do ketë përkrahje të veçantë”, tha Gashi.

Kryetari i Federatës së Taekwandos në Kosovë, Gani Krasniqi, tha se shumë shpesh ata si federatë me financat e tyre të brendshme, detyrohen që t’i dërgojnë nxënësit në vende të ndryshme.

“Pa punën e juaj dhe përkushtimin e juaj nuk ish arrit ky rezultat, por problemi ynë më i madh janë financat dhe këto janë vështirësi të mëdha që neve po na jepni shumë kohë dhe mund deri sa po arrijmë tek financat. Ne me vet financim duhet ti dërgojmë nxënësit në vende të ndryshme. Ju lus që sa më shumë të mbështeten federatat tona”.

Nënkryetari i Federatës së Taekwandos, Nuhi Gashi, tha se ata shpresojnë që me Ligjin për Sponsorizime ata do gjejnë përkrahje edhe nga donatorët.

“Po mundohemi që në çdo aspekt me ngritë nivelin e federatave. Në çdo sport kemi kosovarë që kemi talent por që duhet përkrahje. Ne shpresojmë që edhe prej donatorëve tashmë me ligj të gjejmë në sponsor por që edhe ministria të na ketë më shumë parasysh”, tha Gashi, raporton EO.

Lexo më shumë:

Të ngjashme