Artisti i ngjarjeve historike

Prishtinë | 10 Shk 2019 | 14:19 | Nga Ekonomia Online

Zamir Mati kujton se si fëmijë i lindur në Tiranë, në lagjen e “Tabakëve”, në oborr kishte një alamet peme. Lëvizja që ia bënte era i bënte fort përshtypje.

Në kujtimet e tij për fëmijërinë e sheh si ndër të parat vepra artistike. Silueta e malit të Dajtit, që përmbyllte në shpatin e tij ngjyrat si një gur i çmuar gjigant, varësisht prej motit ndryshonte nuancat dhe ngjyrat. Janë përjetimet e para që kanë lënë gjurmë në kujtesën e artistit, shkruan sot Koha Ditore.

Veprat e tij janë shumë të lidhura me figurat kombëtare të shqiptarëve e ngjarjet historike që patën për qëllim çlirimin nga pushtuesit. Për këtë ka ndikuar shumë edhe gjyshi i tij, Zihni Abas Kanina, i cili është njëri nga nënshkruesit e aktit të shpalljes së Pavarësisë së shtetit shqiptar më 28 Nëntor 1912, në Vlorë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme